LAJMI I FUNDIT:

Pesë kompani ndërkombëtare aplikojnë për PTK-në

Pesë kompani ndërkombëtare aplikojnë për PTK-në

Në përgjigje të thirrjes për para-kualifikim, të publikuar më 4 Gusht 2010, për participimi në tenderin e privatizimit të Postë dhe Telekomunikacionit të Kosovës, të lëshuar nga Komisioni Qeveritar për Privatizim, pesë kompani kanë dorëzuar dokumentacionin për para-kualifikim.

Kompanitë që kanë aplikuar janë, AlbTelecom, Shqipëri (Shumica e aksioneve janë në pronë të Calik Group dhe Turk Telekom), Hrvatski Telekom (HT), Kroaci ( Shumica e Aksioneve të HT janë në pronë të Deutsche Telekom), Orascom Telecom Holding , Egjipt, Telekom Austria AG, Austria, Sabafon, Jemen.

Kompanitë e listuara më lartë janë operatorë seriozë ndërkombëtarë të telekomit dhe me këtë konfirmohet interesimi i madh për PTK.

Aplikacionet janë hapur të hënën 27 Shtator 2010, në prezencë të komisionit për hapje dhe përfaqësuesve të autorizuar të aplikantëve.


Qëllimi i para-kualifikimit është selektimi i investitorëve që kanë kapacitetin e kërkuar ligjor, financiar dhe teknik për participim në tenderin dhe procedurat konkurruese të privatizimit të PTK-së. /Telegrafi/