LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon zgjidhje të kontesti rreth telefonisë mobile

BE kërkon zgjidhje të kontesti rreth telefonisë mobile

Bashkimi Evropian (BE) u ka bërë thirrje "të gjitha palëve" në kontestin rreth telefonisë mobile në Kosovë që këtë çështje "ta zgjidhin në frymën konstruktive, e cila mbizotëroi gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së".

Maja Kocijancic, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton ka vlerësuar sot se zhvillimet gjatë fundjavës në Kosovë e kanë nënvizuar urgjencën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit përfundoi sot fazën e dytë të aksionit për eliminimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në 23 lokacione në territorin e Kosovës- përjashtuar veriun e vendit. /Telegrafi/