LAJMI I FUNDIT:

Akuza në drejtim të Citigroup

Akuza në drejtim të Citigroup

Banka Qendrore Norvegjeze ka ndërmarrë një veprim ligjor ndaj Citigroup për 835 milionë dollarë humbje nëpërmjet aksioneve dhe bondeve të bankës.

Citigroup akuzohet për pak transparencë dhe dokumente të rremë ndaj investuesve në periudhën 19 janar 2007 dhe 15 janar 2009, ka bërë të ditur gazeta New York Times.

Informacionet që mungojnë ndikuan në blerjen e titujve të Citigroup nga Norges Bank me çmime shumë të larta.

Në lidhje më akuzën kanë reaguar zyrtarët e Citigroup duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë. /Telegrafi/