LAJMI I FUNDIT:

Angli:Parku më i madh i erës në botë

Angli:Parku më i madh i erës në botë

Parku më i madh në botë i erës është inauguruar në zonën Kent në jug lindje të Anglisë ku në të janë montuar 341 turbina.

Ky park i cili u ndërtua nga kompania suedeze “Vatenfal” quhet “Tant” dhe është i aftë të furnizoj me energji elektrike 240 mijë familje ku aktualisht aty punojnë 100 turbina dhe në të ardhme pritet të aktivizohen 341 turbinat e erës së këtij parku.

Aktualisht në Angli nga era prodhohen pesë megavat energji elektrike ose me fjalë të tjera sasia e energjisë që konsumon Skocia.

Në total Anglia ka 250 parqe të tilla ku janë të montuara 3000 turbina. Ndërtimi i parkut “Tant ka kushtuar 780 milion paund. /Telegrafi/