LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane po rritet ngadalë

Ekonomia amerikane po rritet ngadalë

Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke në një leksion të mbajtur para një universiteti në SHBA, tha se rritja ekonomike e vendit është në shifra minimale dhe se papunësia mbetet ende një problem madhor.

Bernanke tha se ringjallja ekonomike është shumë e dobët për të reduktuar papunësinë që ka përfshirë vendin.

Më tej kreu i institucionit financiar foli për rregullat e reja në sistemin financiar amerikan. Sipas tij këto rregulla do të parandalojnë krizat ekonomike e financiare të së ardhmes.

“Rregullat e reja për sistemin financiar do të reduktojnë dhe parandalojnë rreziqet për kriza të ngjashme në të ardhmen”, theksoi Bernanke para studentëve të universiteti të Princetonit në SHBA. /Telegrafi/