LAJMI I FUNDIT:

Logoja e UNMIK-ut e papranueshme

Logoja e UNMIK-ut e papranueshme

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka –Pula ka braktisur takimin e tetë të Këshillit Ministerial të TKE-së të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (TKE) në, për shkak të përfaqësimit të Kosovës nën logon e UNMIK-ut.

Në takimin e Këshillit Ministerial, përveç anëtarëve të TKE-së, merrnin pjesë vendet e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian dhe donatorët, ndërsa sipas organizatorit ishte paraparë që Republika e Kosovës të përfaqësohet nën flamurin e OKB-së, gjë që është kundërshtuar nga Ministrja Pula, e cila ka kushtëzuar pjesëmarrjen në takim me vendosjen e flamurit të Kosovës në vend të atij të UNMIK-ut.

Po ashtu të enjten në Shkup është mbajtur edhe takimi i Forumit të Nivelit të Lartë dhe Konferenca për Investimet, ku Kosova është përfaqësuar ne nivel të barabartë me vendet tjera pjesëmarrëse. Në këto takime përfaqësuesit e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin për të përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga TKE, ndërsa kanë vlerësuar se deri më tani Kosova është në rrugë të mbarë të përmbushjes së tyre.


Ministrja Pula ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni në fushën e energjisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë është bërë me 25 tetor 2005 ndërsa ka hyrë në fuqi me 1 korrik 2006.

Palët Kontraktuese janë, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia. /Telegrafi/