LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e energjisë elektrike artificiale

Çmimet e energjisë elektrike artificiale

Liberalizimi i tregut energjetik në Maqedoni, me siguri do të sjellë ndryshime në çmimin e energjisë elektrike. Kështu vlerëson zëvendës drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për energjetikë Fabricio Barbaso. Sipas tij, çmimi mund të rritet nëse ka çmim të ulët të energjisë, i krijuar në mënyrë artificiale.

Barbaso, thekson se Evropa ka nevojë për një treg të përbashkët energjetik. Këto komente u bënë në këshillin e Tetë ministrorë i cili u mbajt në Shkup. “Nëse keni çmime politike, të cilat nuk reflektojnë çmimin prodhues dhe çmimet në treg, atëherë duhet të lëvizni drejt tregut të liberalizuar, i cili nënkupton rritje të çmimeve për një periudhë” tha Fabricio Barbaso.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Fatmir Besimi, tha se ligji nuk bëhet për një kompani, por për gjithë sistemin, ndërsa parashikon edhe liberalizim të mëtejshëm të tregut, i cili është në interes të konsumatorëve.

Versionin e parë të Propozim ligjit për energjetikë, Bashkësia Energjetike Evropiane, e kishte kritikuar për shkak se ai favorizonte kompaninë shtetërore energjetike ELEM. /Telegrafi/