LAJMI I FUNDIT:

AKP 20 përqindëshi përmbyllet më 2011

AKP 20 përqindëshi përmbyllet më 2011

Agjencia Kosovare e Privatizimit, (AKP), ende nuk ka marrë vendim për privatziminin e Stacioneve të Autobusëve që kundërshtohet nga Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Komunat Dhe Sindikata. Kryetari i Bordit Dina Asanaj tha se për pas negociatave me akterët kryesor do të marrin vendim.

Anëtarët e Bordit të AKP-së gjatë një konference për media të premten janë zotuar se deri në fillim të viti 2011 të gjithë punëtorët do të marrin parat e 20 përqindëshit që u takojnë nga shitja e ndërmarrjeve.

Kryetari i bordit të AKP-së, Dino Asanaj tha se nuk do të ndalen me dënimin e kompanive të cilat nuk i përmbushin kushtet e kontratës përfshirë edhe hotelin Grand.

Por AKP-ja është në "hall" me ndërmarrjen “Llamkos”, e cila ka dështuar. “ ‘Llamkos’ është ndërmarrja e parë që ka dështuar. Kemi bërë kthimin e aksioneve dhe bashkë me bordin do të vendosim ta gjejmë një zgjidhje”, tha Asanaj.


Ai ka treguar se AKP ka bërë depozitimin e 280 milionë eurove në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ndërsa anëtari i bordit të AKP-së dhe kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se duhet të gjendet një zgjidhje për pagesën e 13 pagave për punëtorët e “Llamkosit”. /Telegrafi/