LAJMI I FUNDIT:

Grandi bëhet pjesë e zinxhirit të hoteleve Sheraton

Grandi bëhet pjesë e zinxhirit të hoteleve Sheraton

Në vitin 2012 do të fillojë punën me tërë kapacitetet hoteli “Sheraton Prishtina” me 5 yje, sipas standardeve të zinxhirit të hoteleve “Sheraton”, ka deklaruar pronari i hotelit “Grand”, Zylqef Berisha. Ai ka thënë se që nga viti 2008, kur është nënshkruar marrëveshja me zinxhirin e hoteleve “Sheraton”, i gjithë plani i investimeve dhe të gjitha ndryshimet janë bërë sipas standardeve të “Sheratonit”.

Momentalisht hoteli “Grand” funksion si “Grand”, porse, sipas Berishes, investimet që janë duke u bërë, përfshirë edhe trajnimin e punëtorëve, do t’i japin emrin këtij hoteli “Sheraton”.

Pronari iGrandit Zylqef Berisha kanë thënë për Koha Ditore se plani dhe dizajni i ri i hotelit është bërë sipas rekomandimeve t ë “Sheratonit”. Ku investimet deri në fund do të kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. Standardi i dhomave, sallat e konferencave, pishina, disko klubet e natës, dhomat presidenciale, të gjitha, sipas tij, do të jenë sipas standardeve të “Sheratonit”.

Pas renovimit, do të zvogëlohet numri i dhomave në këtë hotel. “Sipas kërkesës së “Sheratonit”, numri i dhomave do të jetë vetëm 230 dhoma. /Telegrafi/