LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Federal këshillohet për projektbuxhetin

Këshilli Federal këshillohet për projektbuxhetin

Këshilli federal gjerman (Bundesrat) shqyrton për herë të parë këtë të premte projektbuxhetin shtetëror për vitin 2011.

Përfaqësuesit landeve në Bundesrat e kanë bërë ndërkohë të qartë se në parim i përshëndesin planet e ministrit të Financave Wolfgang Schäuble por në disa pika kërkojnë edhe përmirësime, transmeton Dw.

Kështu landet kërkojnë një mbështetje më të fuqishme të federatës për shpenzimet në fushën e arsimit dhe heqjen dorë nga shkurtimi i planifikuar i mbështetjes shtetërore për ndërtimin e qyteteve.

Në projektbuxhetin e vitit 2011 parashikohet ulja e shpenzimeve të federatës nga 319.5 miliardë në 307.4 miliardë. /Telegrafi/