LAJMI I FUNDIT:

Porti i Shëngjini jepet me koncesion

Porti i Shëngjini jepet me koncesion

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekspertët nga Prishtina dhe Tirana po shikojnë modalitetet për konkretizimin e marrëveshjes për shfrytëzimin e portit të Shëngjinit nga ana e Kosovës.

Gjatë një interviste për BBC-në, Limaj tha s e ideja është që Porti i Shëngjinit të jepet me koncesion. Por së pari sipas tij duhet të bëhet, rregullimi i kornizës ligjore, që do ta bënte të mundur përdorimin e portit të një shteti nga ana e një shtet tjetër.

“Ideja është të shkohet me koncesionimin e portit të Shëngjinit, besoj që kjo do të realizohet, por ju duhet ta keni të qartë se portet shqiptare po shkojnë duke u specializuar dhe ne duhet të shikojmë formën dhe mënyrën për çka mund të shfrytëzohet porti i Shëngjinit”, tha Limaj duke shtuar se Porti i Vlorës do të jetë një port i specializuar për kontejnerë, ndërsa porti i Durrësit do të jetë qendra e porteve në këtë pjesë të Ballkanit, ndërsa porti i Shëngjinit do të duhet të specializohet për çështje të caktuara.

Ministri Limaj ka treguar se ekspertët kanë filluar të hulumtojnë modalitete për të gjetur mënyrën e procedimit të mëtutjeshëm të ekzekutimit të këtij vendimi që, porti i Shëngjinit t’i jepet në shfrytëzim Kosovës.


Kurse s ai përket autostradës Limaj ka thënë se autostrada në pjesën e Kosovës është duke u ndërtuar dhe me rrumbullakimin e rrugës Kosovë-Shqipëri, do të rrumbullakohet edhe çështja e portit të Shëngjinit, dhe përfundimisht Kosova do ta ketë daljen e saj të përjetshme në det. /Telegrafi/