LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë më të pasurit në SHBA

Dhjetë më të pasurit në SHBA

Gjërat duket se po ecin mirë për miliarderët në Shtetet e Bashkuara, nisur nga fakti se më shumë se gjysma prej tyre, kanë arritur të shtojnë përfitimet vjetore.

Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në Amerikë, në krye të së cilës, për të 17 herë me radhë, sërish gjendet Bill Gates, themelues i Microsoftit, me një pasuri prej 54 miliardë dollarësh amerikanë – 4 miliardë më shumë se vitin e kaluar.

Në vendin e dytë, gjendet investitori Warren Buffet, me 45 miliardë dollarë, të cilin e pason Larry Ellison, themelues i Oracle, me 27 miliardë dollarë. Në vendin e katërt ndërkaq, gjendet Christy Walton, trashëgimtare e pasurisë së themeluesit të dyqaneve zinxhirore Walmart, me një pasuri prej 24 miliardë dollarësh.

Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut, i rradhitur këtë vit në vendin e 35-të, ka shënuar nivelin më të lartë të shtimit në fitim, duke e trefishuar pasurinë e tij, nga 2 miliardë sa kishte vitin e kaluar, në 6.9 miliardë dollarë. Manjati i medias, Oprah Winfrey, radhitet në vendin e 130-të dhe është një nga 42 femrat në listën e publikuar.


Kalifornia mbetet shteti me më së shumti miliarderë në Shtetet e Bashkuara, gjithsejt 83, në mesin e tyre edhe Meg Whitman, me 1.2 miliardë dollarë, kandidate republikane për guvernatore shteti në zgjedhjet e nëntorit.

Lista e dhjetëshes së parë, sipas revistës “Forbes”.

1. Bill Gates, Microsoft, 54 miliardë dollarë.

2. Warren Buffett, Berkshire Hathaway, 45 miliardë dollarë.

3. Larry Ellison, Oracle Corp, $27 miliardë dollarë.

4. Christy Walton dhe familja, Wal-Mart 24 miliardë dollarë.

5. Charles Koch, Koch Industries, 21.5 miliardë dollarë.

6. David Koch, Koch Industries, 21.5 miliardë dollarë.

7. Jim Walton, Wal-Mart, 20.1 miliardë dollarë.

8. Alice Walton, Wal-Mart, 20 miliardë dollarë.

9. S. Robson Walton, 19.7 miliardë dollarë.

10. Michael Bloomberg, Bloomberg LP, 18 miliardë dollarë . /Rel /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori