LAJMI I FUNDIT:

Ligji i punës, ende problematik

Ligji i punës, ende problematik

Në Kosovë ende po vazhdojnë diskutimet rreth Ligjit të punës, i cili tashmë është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës. Sipas përfaqësuesve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe organizatave joqeveritare, moszbatimi i këtij ligji ka bërë që punëtorët kosovarë, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet.

Ligji i punës, i cili është miratuar në parim në muajin qershor nga Kuvendi i Kosovës, është bërë temë diskutimi për sindikatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të shoqërisë civile.

Autoritetet kompetente që nga viti 2004 kanë hartuar projektligjin e punës dhe deri më tani ky ligj është kthyer shtatë herë nga Kuvendi, për rihartim dhe plotësim të disa amendamenteve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vazhdimisht ka paraqitur vërejtje për këtë ligj. Ndue Kalaj, nga kjo sindikatë, tha se përmirësimi i disa amendamenteve dhe miratimi i Ligjit të punës nga Kuvendi i Kosovës është i domosdoshëm, sepse mungesa e këtij ligji, ka bërë që punëtorët kosovarë të ballafaqohen me probleme nga më të ndryshme.


Duke e quajtur Ligjin e punës, Kushtetutë të punëtorëve, Ndue Kalaj thekson se mungesa e tij, ka bërë që të drejtat e punëtorëve të shkelen në mënyrë drastike, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori