LAJMI I FUNDIT:

Makinat ende me targa të vjetra

Makinat ende me targa të vjetra

Për më shumë se një dekadë në Kosovë qarkullojnë makina me targa serbe, të cilat qarkullojnë në bazë të një vendimi të miratuar në vitin 2008 nga UNMIK.

Për deputetin Ibrahim Makolli, vendimi i këtij viti është një absurditet. “Makinat me targa serbe nuk kanë sigurim në Kosovë. Sigurimi është i ndarë dhe dëmet e paguara këtu llogariten deri në 2 miliardë euro në vit”, thotë ai, për Top Channel.

Ndërsa Policia e Kosovës sqaron se targa të tilla nuk do të lejohen më në Kosovë, përveç atyre që mund të kalojnë transit në shtetin e ri. “Tani Kosova është shtet i pavarur dhe nuk lejohet të ketë regjistrime të tilla. Por nëse ato janë lëshuar në mënyrë të ligjshme në Serbi, për të qarkulluar në Kosovë, atëherë i lejon ligji që është miratuar më herët”, tha zëdhënësi Baki Kelani.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse bëjnë të ditur se targat e reja do të dalin nga fundi i vitit dhe se do të propozohet që makinat e Kosovës të mos lëvizin me targat e ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/