LAJMI I FUNDIT:

Ende punë për ekonominë amerikane

Ende punë për ekonominë amerikane

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai nuk është duke festuar deklaratat e Zyrës Kombëtare për Kërkime Ekonomike se recesioni në SHBA përfundoi zyrtarisht në qershor të vitit 2009.

Obama tha se këto janë kohë të vështira për amerikanët e thjeshtë, që vazhdojnë të luftojnë për t’ia dalë mbanë ekonomikisht.

Zyra Kombëtare për Kërkime Ekonomike përbëhet nga ekonomistë dhe akademikë. Sipas tyre recesioni i fundit i ekonomisë amerikane filloi në dhjetor të vitit 2007 dhe përfundoi në qershor të 2009. Ky është recesioni më i gjatë që kanë kaluar ndonjëherë SHBA-të. /Telegrafi/