LAJMI I FUNDIT:

MBPZHR: S’ka kufizime për rrushin përveç me Serbin e Bosnjën

MBPZHR: S’ka kufizime për rrushin përveç me Serbin e Bosnjën

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZHR), nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar edhe një herë se për eksport dhe importit të rrushit, problem përveç Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me vendet e tjera nuk ekziston asnjë kufizim.

Ministra e Bujqësisë thotë se nëpërmjet kontakteve me Shërbimin Doganor të Kosovës, deri me tani nuk është importuar asnjë kilogram rrush për industrinë përpunuese të verës në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë, rithekson propozimin e saj për zgjidhjen e problemit të vreshtarëve dhe krijimin e lehtësirave për bodrumet e verërave, përkatësisht propozimin që t’ua subvencionojë çdo litër të verës së prodhuar në vitin 2009-të me nga 0.04 euro, nëse ndërmarrjet përpunuese të verës do të merrnin të njëjtën sasi të rrushit sikurse gjatë vitit të kaluar.

MBPZHR-ja, pret që ndërmarrjet përpunuese të kthejnë një përgjigje zyrtare dhe brenda kornizës së propozuar të gjendet një zgjidhje në mes të prodhuesve të rrushit dhe ndërmarrjeve përpunuese të verës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

Ekonomi
Kalo në kategori