LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala vizitë zyrtare në SHBA

Ministri Shala vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala i shoqëruar nga kryesuesi i njësisë së Partneritetit Publiko Privat (PPP), Lorik Fejzullahu, kanë udhëtuar të hënën për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës kreu i MEF-it, Ahmet Shala pritet të marrë pjesë në ”U.S Business Forum 2010” dhe në ”Ballkan Leaders’ Summit 2010”, që do të mbahen më 22 shtator 2010, në New York .

Gjatë kësaj vizite Ministri Shala do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan dhe të shteteve të tjera që do të marrin pjesë në këto evente. /Telegrafi/