LAJMI I FUNDIT:

Ipko lanson “çmimet më të vogla”

Ipko lanson “çmimet më të vogla”

Telefonia mobile Ipko prej sot fillon me zbritjen më të re të çmimit për të gjithë konsumatorët e saj të cilët thërrasin në Ipko dhe drejt operatorëve tjerë mobil në Kosovë. Çmimet janë ulur mesatarisht 50 për qind, të cilat vlejnë për çdo ditë të javës.

Në ofertën më të re të kësaj telefonie mobile promovohen “çmimet më të vogla”, siç i quan kjo kompani, tarifat e zbritura për thirrje drejt operatorit Ipko dhe operatorëve tjerë mobil në Kosovë.

Sipas njoftimit për media të Ipko-së thuhet se “çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje e deri në 08:00 në mëngjes, thirrjet brenda rrjetit mobil Ipko do të kushtojnë vetëm 3 cent në minutë (përfshirë telefoninë fikse Ipko dhe D3 Mobile), ndërsa gjatë këtij intervali kohor edhe thirrjet drejt operatorëve tjerë në Kosovë janë me çmime te zbritura, vetëm 8 cent për minutë”.

Për më tepër, Ipko thotë se “përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, Ipko njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital”. /Telegrafi/