LAJMI I FUNDIT:

BP-ja e mbyll përfundimisht pusin e naftës

BP-ja e mbyll përfundimisht pusin e naftës

Pas katastrofës e cila ishte shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, kompania britanike British Petroleum (BP), ka mbyllur përfundimisht pusin e naftës që shkaktoi tragjedinë më të madhe ekologjike në historinë e SHBA-ve.

“Kompania British Petroleum ka betonuar përfundimisht pusin Macondo”, theksojnë burime zyrtare amerikane. Rrjedhja e pusit vazhdoi për 87 ditë rresht, ndërsa bilanci njerëzor pas shpërthimit të 20 prillit është 11 viktima.

Më 15 korrik, falë një tape gjigande betoni, Macondo u izolua përkohësisht duke ndaluar rrjedhjen. Zyrtarisht në Gjirin e Meksikës u derdhën 4 milionë fuçi nafte, 16 herë më shumë se tragjedia e Exxon Valdez në vitin 1989 në Alaskë. /Telegrafi/