LAJMI I FUNDIT:

Shitje rekorde e automjeteve në Indi dhe Kinë

Shitje rekorde e automjeteve në Indi dhe Kinë

Derisa SHBA-ja përballet me krizë të re potenciale në tregun e automobilave, vendet me numër të madh të banorëve si Kina dhe India shënojnë rritje rekorde.

Shoqata indiane e prodhuesve të automobilave, njoftoi për rritje rekorde të shitjes së automobilave, edhe atë dy muaj rresht.

Gjatë muajit gusht janë shitur 33.2 për qind të automobilave më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Kinë gjatë muajit gusht janë shitur 18.7 për qind të automobilave më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/