LAJMI I FUNDIT:

Samiti kundër varfërisë

Samiti kundër varfërisë

Në samitin treditor në Nju Jork i cili fillon sot, presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të OKB do të bëjnë një bilanc paraprak të rezultateve në luftën kundër varfërisë dhe urisë.

Para dhjetë vitesh ata kanë rënë dakord ndër tjerash që varfëria ekstreme të përgjysmohet deri në vitin 2015. Edhe numri i atyre që vuajnë nga uria, krahasuar me vitin 1990 duhet të përgjysmohet, ndërkohë që duhet të zvogëlohet dukshëm edhe përqindja e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, transmeton Dw..

Kushtet e arsimit duhet të përmirësohen për të gjithë. Organizatat joqeveritare janë ankuar se shtetet e industrializuara ende nuk kanë ofruar ndihmën e premtuar. Në këtë konferencë priten më shumë se 100 presidentë dhe kryeministra. /Telegrafi/