LAJMI I FUNDIT:

Kusari: Kosova afër kolapsit ekonomik dhe buxhetor

Kusari: Kosova afër kolapsit ekonomik dhe buxhetor

Situata e rënduar ekonomike, kriza e vazhdueshme e konsumit dhe investimeve janë indikatorët se në Kosovë as që ka filluar të mendohet e le më të sanohet kriza.

Kështu ka vlerësuar udhëheqësja e departamentit për Ekonomi dhe Financa në Aleancën Kosova e Re (AKR), .Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media me temë: "Përkeqësimi i situatës ekonomike në vend dhe domosdoshmëria e mobilizimit për dalje nga kriza".

Ajo ka thënë së sot shumë pak dëgjojmë mbi planet ekonomike të rimëkëmbjes në Kosovë, ndërsa po dëgjojmë shumë retorike mbi përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve për situatën ekonomike.

Kosova sipas saj është buzë kolapsit ekonomik dhe buxhetor. Ajo ka thënë së ka plane vetëm për shpenzim të buxhetit dhe për shitje të aseteve publike, asnjë plan tjetër nuk ekziston në Kosovë.


Kusari – Lila ka vlerësuar se Administrata Tatimore është duke dështuar me instalimin e arkave fiskale, që përveç se procesit të menaxhuar keq, flet edhe për humbjen e besimit qe kanë bizneset për Qeverinë dhe sa hezitojnë të hyjnë në sistem formal të afarizmit, duke mos pas besim në menaxhimin e buxhetit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Po ashti sipas saj edhe situata e renduar me mungesën e tregut për rrushin e Rahovecit është vetëm maja e icebergut të problemeve ekonomike të Kosovës.

Ajo ka theksuar se ka dy vite që StoneCastle dërgon ankesa për problemet e tyre me pasimin e mallit si rrjedhojë e bllokadës nga Serbia, ndërsa asnjë hap nuk është marre nga institucionet.

“Rritjet e fundit të çmimeve të bukës, nuk kanë ardhur ende si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit në treg, por më tepër si reaksion në ngritjet e paralajmëruara. Rendimentet e ulëta të Kosovës, do të reflektojnë edhe një herë duke filluar nga fundi i vitit 2010 dhe fillimi i vitit 2011. As në ketë rast Komiteti i konkurrencës nuk u dëgjua i gjallë të tregojë për aktivitetet e veta lidhur ruajtjen e interesave të qytetareve dhe verifikimin e funksionimit të mekanizmit të tregut të lirë”, ka thënë Kusari – Lila.

Me këtë rast AKR thekson se funksionimi i Qeverisë është i cunguar seriozisht pasi që askush në qeverinë e Kosovës nuk merret me çështjet ekonomike./Telegrafi/