LAJMI I FUNDIT:

Rrushi ka nisë me u kalbë

Rrushi ka nisë me u kalbë

Bllokimi i rrugëve, hedhja e rrushit para Qeverisë së Kosovës apo greva janë disa nga opsionet që iu kanë mbetur vreshtarëve të Rahovecit.

Edhe pas një jave ultimatum që i dhanë Qeverisë së Kosovës, problemi i tyre nuk u zgjidh. Koha për vjeljen e rrushit është duke kaluar, kurse fermerët duke e shikuar prodhimin e tyre derisa kalbet. Tashmë janë zbehur edhe premtimet e Ministrisë së Bujqësisë për gjetjen e tregut jashtë Kosovës. Nga ana tjetër, bodrumet në Rahovec i kanë mbyllur dyert për vreshtarët.

Kryetari i Shoqatës “Vreshtari”, Labinot Shulina tha për Express se nga sot veprimet e vreshtarëve do të jenë radikale. Këtu, duke mos përjashtuar bllokimin e rrugëve, hedhjen e rrushit para Qeverisë apo eventualisht deri te greva.“E vetmja mundësi që na ka mbetur është radikalizmi i veprimeve. Jemi duke biseduar se çka do të bëjmë”, thotë Shulina.

Sipas tij, afati prej një jave ka kaluar të mërkurën, kurse nga sot vreshtarët nuk do të përgjigjen për veprimet e tyre. Gjatë kësaj kohe thotë se nuk është interesuar askush, përderisa pak shpreson se Qeveria do të mund të bëjë diçka. “Atëherë nuk është dashur që të privatizohet bodrumi. Fajet i ka Qeveria, sepse në këtë rast ajo duhet të na e bëjë zgjidhjen”, pohon ai.


Por, nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë, e cila më herët premtoi se do të gjejë treg jashtë Kosovës për eksport të rrushit, vështirë se do të bëjë diçka.

Këshilltari për bujqësi në këtë ministri, Abdullah Isufi, thotë se Ministria është ende në bisedime, porse diçka konkrete në këtë drejtim nuk ka. Për më tepër, thotë se kjo punë nuk është përgjegjësi e Ministrisë, duke aluduar në tregun e lirë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori