LAJMI I FUNDIT:

Projektligjet do të harmonizohen me ligjet e BE-së

Projektligjet do të harmonizohen me ligjet e BE-së

Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë ka takuar përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe përfaqësuesit e USAID-it amerikan, ku kanë diskutuar për tri projektligjet të cilat e kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, e që duhet të harmonizohen me ligjet e BE-së.

Kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani dha një pasqyrë të punës që bën komisioni. “Tre projektligje që e kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, përpiqemi që gjatë amendamentimit të tyre deri në leximin e dytë t’i harmonizojmë në tërësi me ligjet e BE-së, andaj takimi i sotëm është i mirëseardhur duke pasur parasysh përvojat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë”, tha Selmani.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Dirk Buschle tha se, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë është marrëveshje e bërë në vitin 2005 nga nëntë shtete, dhe është duke u zbatuar nga të gjitha vendet nënshkruese.

Ndërkaq, Uzunov, bëri të ditur se parimet themelore të Sekretariatit të Energjisë janë: ofrimi i konkurrencës së drejtë, publikimi i informatave, subvencionimi në mes njësive energjetike dhe monitorimi i transparencës dhe informatave. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori