LAJMI I FUNDIT:

Turqia shënon rritje ekonomike 10.3 për qind

Turqia shënon rritje ekonomike 10.3 për qind

Ekonomia turke shënoi rritje me 10.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2010, shumë më tepër nga parashikimet e bëra më parë. Në këtë mënyrë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit kombëtar të statistikave, Turqia pritet të ketë një rritje vjetore dy herë më të madhe nga sa ishte parashikuar fillimisht nga qeveria.

Qeveria kishte caktuar për objektiv një rritje prej 3.5 për qind për vitin 2010. Ky është tremujori i tretë radhazi me rritje për ekonominë turke, teksa gjatë tremujorit të mëparshëm ajo shënoi një rritje prej 11.7 për qind.

"E kemi tejkaluar objektivin e programit . Rritja ekonomike për të gjithë vitin 2010 pritet të jetë më e madhe se 6 për qind, madje diku rreth 7 për qind", tha ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Nihat Ergun.


Sipas tij, ajo që ka rëndësi është që rritja është siguruar nga një rritje e konsumit të brendshëm dhe e shpenzimeve për investime, veçanërisht në sektorin privat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori