LAJMI I FUNDIT:

TEB ulë shpenzimet për kredi biznesi

TEB ulë shpenzimet për kredi biznesi

TEB Banka ka ulur shpenzimet e kredisë për bizneset të cilat janë pagues të rregullt të kësteve duke e shpërblyer kredimarrësin me 1.5 për qind të shumës së kredisë në fund të maturimit, ofertë e hapur nga 15 shtatori 2010 deri më 1 janar 2011. 1.5 për qind e shumës së kredisë mbulon deri 10 për qind të kostos totale.

Shefja e departamentit për Biznise të Vogla dhe të Mesme Betul Yilmaz tha se, ky hap i bankës bëhet në kohën kur bizneset Kosovare janë të ngarkuara me shumë shpenzime dhe kanë nevojë për financim për të ofruar shërbime cilësore për kosovarët. “Ne besojmë se kjo ofertë e bankës sonë do të japë mundësi zhvillimi më të shpejtë biznesit kosovarë”, tha Yilmaz.

Gjatë tre muajve të ardhshme TEB-i po ashtu do të ofrojë edhe procesim të shpejtuar të kredive për këtë grup të bizneseve.

Kredia do të funksionojë në atë mënyrë që me kërkesë të klientit në bazë të kontratës, 1.5 për qind të shumës totale të kredisë do të paguhet në bazë të kontratës në fund të maturimit nëse klienti i kredisë nuk ka pasur vonesa gjatë kthimit të saj.


TEB është brend i mirënjohur bankar turk me mbi 80 vjet përvojë pune, i cili përkrahet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas, një ndër banka më të mëdha në Botë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori