LAJMI I FUNDIT:

Spin-offet, injorojnë AKP-në

Spin-offet, injorojnë AKP-në

Agjencisë Kosovare të Privatizimit i ka dalë telashe me ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special. Pasi i dënoi me 19.6 milionë euro për mospërmbushje të zotimeve, ndërmarrjet tash nuk po i paguajnë gjobat. Ka kaluar edhe afati prej një muaj për këtë punë. AKP thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.

Katër ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special, Hoteli Grand, Miniera XIM Strezovci, Miniera e Goleshit dhe Fabrika e duhanit në Gjilan, nuk i janë përgjigjur dënimeve të aplikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Së bashku ato u dënuan me 19.6 milionë euro, pasi nuk i kishin përmbushur zotimet për investime dhe punësim, shkruan Express.

Megjithëkëtë, këto ndërmarrje kanë injoruar afatin prej një muaji që ua kishte caktuar AKP-ja, për t’i paguar këto gjoba. Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi tha se për të paguar gjobat blerësve të ndërmarrjeve u është dhënë afat 30 ditë, që nga pranimi i vendimit për ndëshkime financiare.

“AKP-ja është duke bërë vazhdimisht vizita të rregullta në ndërmarrje për të përcjellë së afërmi gjendjen e tyre dhe konform përmbushjes apo mospërmbushjes, do të aplikohen edhe masat në bazë të marrëveshjes për zotime”, ka theksuar ai.


Ndryshe, dënimi ndaj këtyre kompanive pati ardhur pas vlerësimeve të auditorit të jashtëm dhe njësisë për monitorim të spin-offeve speciale, se këto kompani nuk i kanë përmbushur as për së afërmi zotimet në investime dhe numër të punësuarve. Gjithashtu, Bordi i AKP-së e kishte marrë këtë vendim, meqë ka konstatuar mospërmirësim të situatës në këto ndërmarrje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori