LAJMI I FUNDIT:

Vala thyen rekord, me 4.4 milionë sms

Vala thyen rekord, me 4.4 milionë sms

Mbi 4.4 milionë sms, janë dërguar suksesshëm vetëm, gjatë ditës së enjte kur është festuar Fitër Bajrami. Bazuar në statistikat e operatorit mobil VALA, prej orës 00:00 – 00:00 të datës 9 shtator janë regjistruar 4.429.604 milionë dërgime të sms-ve.

Zyrtarë të Postë Telekomit të Kosovës, kanë njoftuar se janë thyer rekord në dërgimin sms-ve gjatë ditë së Fitër Bajramin. Krahasuar me festat e Bajramit të vitit të kaluar, më ku ishin dërguar 3.353.042 sms, ndërkohë që në këtë vit ka shënuar një rritje prej rreth 1 milion sms më shumë të dërguar.

Kryshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha tha se ky rekord, vjen si rezultat i menaxhimit dhe ngritjes së kapaciteteve.

”Ky është një rekord tjetër i VALA-s, sepse nëse bëhet fjalë për statistika të dërgimit të sms-ve, është me të vërtetë një rezultat rekord dhe kjo ka ndodhur për herë të parë duke iu falënderuar investimeve që janë bërë, masave që janë ndërmarrë, angazhimit të ekipeve tona dhe si rezultat i ofertave gjithnjë e më atraktive që u ofrojmë konsumatorëve tanë”, tha Haxha.


Sipas tij, ky grafikon i rritjes së efikasitetit të VALA-s dhe shtimit të konsiderueshëm të sms-ve për dallim me vitet e kaluara, tregon më së miri për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative.

VALA edhe për këtë festë, u ka mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimin e miliona sms-ve dhe realizimin e thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës.

Për festën e Fitër Bajramit, operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për festat e fundvitit për t’iu mundësuar mbi 1 milion konsumatorëve të saj komunikimin përmes sms-ve për vetëm 1 cent brenda Vala-s dhe në të njëjtën kohë ka aplikuar tarifën e lirë, prej 4 cent për minutë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori