LAJMI I FUNDIT:

Tregtia me BE-në, rekomandimet në shtator

Tregtia me BE-në, rekomandimet në shtator

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë rekomandimet përkatëse rreth pyetësorit për marrëveshje tregtare me BE-në, të plotësuar në muajin prill të këtij viti, por një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë muajit shtator.

Nënshkrimi i marrëveshjeve tregtare me Bashkimin Evropian, sipas autoriteteve kosovare, mund të bëhet brenda dy deri tre vjetët e ardhshëm. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, njëherësh koordinator për pyetësorin, konfirmon se një ekip i Komisionit Evropian ka shqyrtuar të gjitha përgjigjet e dhëna nga Qeveria dhe ka zhvilluar takime intensive me të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me marrëveshjen eventuale tregtare.

“Ne presim nga Komisioni Evropian që të dalë me rekomandime se çfarë duhet ndryshuar, apo çka duhet bërë për hapat e mëtutjeshëm dhe aktivitetet tona”, tha ai.

Ministri Zharku nuk jep detaje nëse zyrtarët e Komisionit Evropian gjatë takimeve kanë paraqitur vërejtje në ndonjë fushë të caktuar, por thotë se takimet kanë qenë më tepër të karakterit informues. Sipas tij, marrëveshja mund të arrihet brenda dy-tre vjetëve të ardhshëm.


Ndërkohë, komuniteti i biznesit e vlerëson shumë të rëndësishme arritjen e një marrëveshjeje tregtare me BE-në. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thekson se integrimi ekonomik, do t’i paraprijë edhe integrimit politik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Të gjitha këto do të arrihen përmes përgatitjes profesionale të punëtorëve përmes sistemeve moderne të edukimit dhe atëherë me siguri do të përshpejtohen këto procese dhe Kosova do të jetë një partnere e denjë në familjen evropiane”, tha Gërxhaliu.

Përmes kësaj marrëveshjeje tregtare, shtetit të Kosovës i mundësohet të ketë një qasje të barabartë në tregun e BE-së, që vlerësohet se ka mbi 500 milionë banorë. /Rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori