LAJMI I FUNDIT:

Shala: Kosova afër anëtarësimit në BERZH

Shala: Kosova afër anëtarësimit në BERZH

Kosova ka marrë sinjale të qarta për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Nga ana tjetër, të arriturat në fushën ekonomike janë të dukshme, pavarësisht sfidave, si papunësia dhe korrupsioni. Kështu tha Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në një intervistë për Radio Kosovën. Njëkohësisht, ai kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë kredinë dhe grantin e Bankës Botërore, në vlerë prej 20.2 milionë dollarësh.

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala thotë se ka marrë sinjale në Bruksel që edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta mbështesin anëtarësimin e saj në BERZH. Ai paralajmëron një vizitë në këtë institucion gjatë muajit shtator, për t’u njohur rreth procedurave të mëtejshme të anëtarësimit.

“BERZH-i është i pranishëm në Kosovë, por financon vetëm sektorin privat dhe portofoli i saj financiar është vetëm 50 milionë euro. Me anëtarësim do të kenë mundësi edhe komunat, Qeveria dhe institucionet publike të marrin kredi”, thotë Shala.

Kosova ende përballet me shumë sfida, ndër to shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë. Megjithëkëtë, ministri Shala thotë se Kosova ka qëndrueshmëri ekonomike dhe fiskale, rritje ekonomike vjetore rreth 6 për qind, që garanton realizimin e shumë projekteve infrastrukturore.


Sipas Shalës, Kosova ende ka nevojë për ndihmën e donatorëve. “Nënshkrimi i programit me FMN-në i hap perspektivë Republikës së Kosovës që të merr ndihmën e drejtpërdrejt buxhetore të premtuar gjatë konferencës së donatorëve rreth 150 milionë euro prej Komisionit Evropian dhe 60 milionë euro prej Bankës Botërore”, tha ministri Shala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori