LAJMI I FUNDIT:

“Plus” përgatit infrastrukturën

“Plus” përgatit infrastrukturën

Kompania “Plus Communication”, deklaroi se është në procesin e ngritjes së rrjetit për ofrimin e telefonisë së lëvizshme në përputhje me detyrimet dhe afatet e Autorizimit Individual. Aktualisht, “Plus Communication”, ka nënshkruar mbi 150 kontrata për instalimin e antenave në mbarë territorin shqiptar, ka instaluar pajisjet në mbi 100 antena, dhe është në procesin e testimit të shërbimit në mbi 50 antena. Pjesë e operatorit të katër i cili pritet të filloi punën është e dhe PTK-ja.

Sinjali i PLUS mbulon qytetin e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Aeroportin e Rinasit, si edhe rrugët kombëtare në drejtim të Jugut dhe në drejtim të Veriut, në drejtim verilindor si edhe rrugën e re që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Moni Buchnik, drejtor i Plus thotë se pavarësisht vështirësive të hasura në ndërtimin e rrjetit, kompania ka arritur të gjithë objektivat në kohë, duke ruajtur parimin mbi ofrimin e cilësisë maksimale të shërbimit.

“Aktualisht, sigurimi i një cilësie maksimale të mbulimit dhe të ofrimit të shërbimeve është prioriteti ynë. Falë ekspertizës së stafit, si edhe falë mbështetjes së plotë të Bordit Drejtues të Kompanisë po provojmë çdo ditë se hapat që kemi bërë që nga dita e parë e deri sot do të na çojnë në arritjen e objektivit tonë kryesor”, tha Buchnik.


Nga ana e tij, Petraq Shomo, kryetar i Bordit Drejtues të kompanisë, si edhe përfaqësues i Asamblesë së Aksionerëve, tha se Plus, mbi të gjitha është një investim për Shqipërinë.

Që tani, përveç 200 punonjësve të Plus, ne kemi hapur fronte pune për më shumë se 40 kompani shqiptare që kanë marrë përsipër ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit tonë apo edhe procese të tjera të biznesit; po kështu edhe kompanitë kryesore të furnizimit të teknologjisë, ndonëse të huaja, kanë punësuar staf shqiptar.

Tjetër fakt i rëndësishëm është se të ardhurat e këtij biznesi, do të riinvestohen në Shqipëri, duke ndihmuar forcimin e ekonomisë shqiptare. “Pa diskutim, do të provojmë shumë shpejt, se qëllimi i këtij biznesi nuk është thjesht fitimi, por kryesisht kontributi në të ardhmen e Shqipërisë”, shprehen drejtues të kompanisë.

Sipas tyre, deri tani, Plus ka investuar rreth 35 milionë euro dhe investimi pritet të arrijë shifrën prej 100 milionë eurosh brenda vitit 2011. /Shqip/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori