LAJMI I FUNDIT:

S’ka rritje ekonomike, pa zbutjen e papunësisë dhe varfërisë

S’ka rritje ekonomike, pa zbutjen e papunësisë dhe varfërisë

Rritja ekonomike në Kosovë, qoftë ajo edhe minimale, nuk po shndërrohet në punësim më të madh dhe ulje të shkallës së varfërisë, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë dhe çështjeve sociale. Muhamet Sadiku nga Instituti “Riinvest”, thotë se përderisa një trend i tillë të jetë prezent, Kosova do të ballafaqohet me sfida të mëdha sociale. Ndërkaq, sociologu Fadil Maloku, vlerëson se pakënaqësitë sociale mund të prodhojnë pakënaqësi edhe në sferat dhe trendët tjerë zhvillimor të Kosovës.

Gjendja ekonomike në Kosovë nuk është duke rezultuar me parametra premtues për një zhvillim, i cili do ta zbuste gjendjen e rëndë sociale, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe sociale në vend. Ata thonë se niveli i zhvillimit ekonomik është jopremtues për uljen e shkallës së lartë të papunësisë dhe të varfërisë.

Sadiku, thotë se Kosova vazhdon të mbetet vend me zhvillim të ulët ekonomik. “Kosova ka nevojë për rritje ekonomike, e cila prodhon punësim dhe përderisa kjo nuk ndodh, agonia sociale në Kosovë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe kjo do të bëhet një pengesë e madhe në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane”, vlerëson Sadiku.

Ndryshe, kohë më parë Komisioni Evropian, në raportin e tij kishte potencuar se numri i të papunësuarve në Kosovë, në fillimin e këtij viti, është shtuar.


Në anën tjetër, sociologu Fadil Maloku thotë se në kuadër të shifrave të papunësisë në përgjithësi, është evidente edhe ngritja e numrit të të rinjve që kanë kryer kualifikime përkatëse dhe nuk gjejnë punë.

Ndërsa, moszhvillimi ekonomik dhe pamundësia për të ulur nivelin e lartë të papunësisë, sipas Sadikut, kanë ndikuar në vazhdimësi në ngritjen e shkallës së varfërisë në Kosovë. /Rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori