LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Shtohet pagesa e rrymës me këste

Maqedoni: Shtohet pagesa e rrymës me këste

Kompania EVN- Maqedoni e cila merret me shpërndarjen e energjisë elektrike në këtë vend fqinjë ka njoftuar se është shtuar numri i qytetarëve që paguajnë faturat e energjisë elektrike pas lansimit të fushatës për pagesën e saj, pa kamata.

Statistikat e EVN -Maqedoni tregojnë se deri tani janë firmosur rreth 1000 marrëveshje. Interesim më i lartë vërehet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, ndërsa Tetova dhe Gostivari i prijnë pagesës së borxheve me këste, të pasuar nga Kumanova dhe një pjesë e Shkupit.

“Interesimi gjithnjë e më tepër është në rritje, nëse kemi parasysh se për momentin është vala më e madhe e pushimeve vjetore. Në rritje është numri i qytetarëve të cilët firmosin marrëveshje për pagesë të borxheve me këste, pa kamata”, tha zëdhënësja e EVN-së Lençe Karpuzovska për Alsat-m.

Marrëveshjet për pagesën e borxheve për familje ofrohet me mundësi për pagesë deri në 6 këste, ndërsa për bizneset deri në 3, varësisht nga vlera e borxheve. Fushata e kësaj kompanie për pagesën e faturave të papaguara brenda një viti do të zgjasë deri në nëntor të këtij viti. /Telgrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori