LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet lehtësimi i qarkullimit nëpër Kroaci

Kërkohet lehtësimi i qarkullimit nëpër Kroaci

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka takuar të premten ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zlatko Kramariç, ku ka kërkuar nga ai që tu lehtësohet udhëtimi i qytetarëve të republikës së Kosovës në territorin e Kroacisë gjatë ardhjes së tyre nga diaspora.

Kryetari i OEK-ut Safet Gerxhaliu tha se tha se ka kërkuar nga ambasadori Kramariç që të hiqen barrierat e shumta që po ballafaqohet diaspora kosovare në Evropë sa i përket lëvizjes, sidomos në sezonin e verës për të ardhur në Kosovë.

“Është koha kur duhet të jemi të orientuar më tepër që të gjendet një formë që fuqia e re punëtore e Kosovës ta gjej veten në punë sezonale në Kroaci”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa ambasadori Kramariç, tha se do të angazhohet për t’ju mundësuar lëvizje më të mirë qytetarëve të Kosovës.


“Presim disa marrëveshje në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe tash së shpejti do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Kosovës dhe asaj të Kroacisë që të mundësohet lëvizja e lirë e punëtorëve sezonal”, tha ambasadori Kramariç.

Po ashtu në takim u theksua, rëndësia e zhvillimit ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori