LAJMI I FUNDIT:

KEK-ut borxhe 350 milionë euro

KEK-ut borxhe 350 milionë euro

Privatizimi i rrjetit dhe distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të përmbyllet gjatë këtij viti, por borxhet e konsumatorëve janë ende të mëdha, ato sillën rreth 350 milionë euro. E këto borxhe, sipas ekspertëve, mund të ndikojnë në sjelljen e investitorëve serioz si dhe në ofrimin e ofertës së tyre gjatë privatizimit të distribucionit dhe rrjetit të shpërndarjes.

Zyrtarë të KEK-ut, thonë se edhe pse ka borxhe të mëdha të konsumatorëve, KEK-u po tregon suksese në inkasim dhe faturim të energjisë elektrike. E rajoni i cili prinë më me shumë borxhe është distrikti i Mitrovicës.

“Borxhi i përafërt i konsumatorëve ndaj KEK-ut është rreth 350 milionë euro. Borxhet janë të shtrira tek konsumatorët në të gjithë vendin, por më të theksuara janë në Distriktin e Mitrovicës”, tha zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala, për Telegrafi.

Sipas tij, ka rritje të vazhdueshme të inkasimit dhe faturimit të energjisë elektrike, duke krahasuar me vitet paraprake. “Inkasimi në gjashtëmujorin e parë të vitit është 92 milionë euro apo një rritje mbi 15 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha zëdhënësi Buzhala.


Ndërkaq, Alban Hashani, ekspert i çështjeve ekonomike thotë për Telegrafi, se sektori i energjisë në Kosovë është mjaftë tërheqës dhe me potencial të madh për investitorëve të huaj.
“Borxhet e konsumatorëve ndaj KEK-ut do të pasqyrohen në ofertën që investitorët e huaj do të ofrojnë gjatë procesit të privatizimit dhe rrjedhimisht Kosova do të ketë pozitë më të dobët negociuese në raport më këta investitorë”, tha Hashani.

Sipas tij, në privatizim do të ndikojë edhe keq-menaxhimi i KEK-ut. Pavarësisht zhvillimeve pozitive në KEK ende mbetet sfidë qasja e KEK-ut në veri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori