LAJMI I FUNDIT:

Fshehja e dy milionë eurove nga doganat

Fshehja e dy milionë eurove nga doganat

Humbja e mbi dy milionë eurove, për shkak të mosprocedimit të kundërvajtjeve nga zyrtarët e Doganave në Gjykatë, për Prokurorinë është vepër e rëndë penale. Kryeprokurori i Qarkut, Aleksandër Lumezi, thotë se tashmë e ka angazhuar një prokuror për ta hetuar këtë çështje. Ministria e Financave e hesht këtë problem dymilionësh, shkruan gazeta “Express”.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka filluar hetimet për dy milionë eurot që i ka humbur Dogana për mosprocedim të lëndëve për kundërvajtje në gjykata. Këtë shumë parash, drejtuesit e doganës, me apo pa qëllim, e kanë humbur shkaku se nuk i kanë proceduar për tri vjet me radhë kundërvajtjet apo gjobat që i kanë shqiptuar doganierët në zonat kufitare.

E vjetërsimi i këtyre lëndëve deri në këtë periudhë kohore, sipas ligjeve të Kosovës, i shpall të pavlefshme dënimet. Pasi i kanë zvarritur këto lëndë aq shumë, gjykatat i kanë shpallur si të vjetruara dhe të paekzekuteshme. Mospërkujdesja e doganës për t`i kryer me kohë punët e veta, për Prokurorinë ka hap dyshime se janë bërë me qëllime të caktuara.

Tash, Prokuroria e Qarkut i ka ra n`derë doganës. Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Aleksandër Lumezi, ka konfirmuar për Express se ai personalisht ka angazhuar prokuror për ta hetuar këtë rast.


Thotë se kjo çfarë kanë bërë drejtuesit e doganës është vepër e rëndë penale dhe mospërmbushje e detyrës zyrtare. Dënimet e shqiptuara nga doganierët janë të viteve 2002, 2003 dhe 2004. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori