LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Energjia e vjedhur 75 milionë euro

Shqipëri: Energjia e vjedhur 75 milionë euro

Duket se pamundësia ekonomike dhe mentaliteti për të mos paguar janë më të mëdha se kapacitetet që ofron kompania çeke, CEZ, që ka një vit nën menaxhim, ndërmarrjen (OSSH) që shpërndan energjinë elektrike në Shqipëri. Vetëm për 6 muajt e parë të vitit, kanë humbur në rrjetin elektrik rreth 1 miliardë e 285 milionë kilovat energji, rezulton se energjia e vjedhur ka kushtuar rreth 75 milionë euro.

Në këto kushte, OSSH e ka edhe më të justifikuar kërkesën për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që do t’i mundësonte më shumë të ardhura për të realizuar investimet në rrjet dhe për të ulur humbjet.

Të dhënat rreth nivelit të humbjeve të energjisë elektrike dhe të bilancit energjetik në tërësi u publikuan dje nga Instituti i Statistikave (INSTAT), sipas të cilit “firot” në rrjet janë rritur me 3.7 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë 2010 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas INSTAT-it, humbjet përbëjnë 27.2 për qind të sasisë së energjisë për përdorim.

OSSH ka nisur prej kohësh aksionet për të sensibilizuar konsumatorët që të paguajnë energjinë elektrike, ku nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet me forcë për të ndërprerë linjat e paligjshme dhe të dyfishta elektrike. Në listën e debitorëve të OSSH nuk mungojnë as institucionet shtetërore, si spitalet, ujësjellësit, komisariatet etj., të cilat janë paralajmëruar disa herë për ndërprerje të energjisë, në rast se nuk paguajnë faturat e energjisë.


Në tërësi, prodhimi i energjisë elektrike në vend ka pësuar rritje të konsiderueshme në pjesën e parë të vitit, si pasojë e reshjeve të mëdha në janar-shkurt, që çuan në superprodhim të hidrocentraleve. “Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit me 52.1 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2009. Energjia elektrike e prodhuar në gjashtëmujorin e parë 2010 është 4 milionë e 554 mijë megavat dhe zë 96.2 për qind të sasisë gjithsej të energjisë”, tregon INSTAT. /Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori