LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Posta synon rritjen e cilësisë së shërbimeve

Maqedoni: Posta synon rritjen e cilësisë së shërbimeve

Ngritja e cilësisë së shërbimeve postare është synimi i Postave të Maqedonisë. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Ejup Rustetmi, i cili shprehet se vonesat e dërgesave postare në Maqedoni, siç janë faturat e energjisë elektrike, faturat e telefonisë, për një periudhë të shkurtër do të eliminohen.

Sipas drejtorit të përgjithshëm Ejup Rustetmi, Posta e Maqedonisë si anëtare e disa asociacioneve relevante, është në hap me të gjitha postat evropiane dhe të rajonit.
“Ne gjithmonë kemi qenë të interesuar që kualiteti i dërgesës të jetë i lartë. Pikërisht duke shikuar nga kjo anë që ne insistojmë që cilësia e dërgesës të jetë në nivelin më të lartë ne e filluam këtë projekt në bashkëpunim me Post Europe dhe UPU për përmirësimin e dërgesave në Maqedoni por edhe në shtetet e rajonit dhe Evropë”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesit e Postave Evropiane vlerësojnë lartë punën e Postave të Maqedonisë. “Gjithsesi se puna e Postës së Maqedonisë është cilësore. Mund të them se ne punojmë bashkë me Komisionin Evropian me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve postare në gjithë Evropën”, tha Skribaleto.

“Ky është projekt i përbashkët evropian dhe botërore, i cili ka për qëllim përmirësimin e standardeve në shërbimet postare në gjithë Evropën. Tani në Shkup kemi për qëllim zbatimin e standardeve të njëjta me qëllim që të kemi shërbime cilësore kudo në rajon dhe Evropë”, theksoi Karsten Oebro, përfaqësues i Postës Evropiane.


Këto komente numri një i postës së Maqedonisë dhe përfaqësuesit evropian i bënë në seminarin kushtuar zhvillimit të postave të rajonit, me pjesëmarrjen e shteteve ballkanike. /Alsat-m/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori