LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në mesin e 100 vendeve më të mira në botë

Shqipëria në mesin e 100 vendeve më të mira në botë

Shqipëria radhitet ndër 100 vendet më të mira në botë në klasifikimin që revista e përjavshme amerikane “Newsweek” ka bërë. Ndërsa, jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë janë Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi.

“Ndonëse radhë është gjendur në artikujt kryesorë të gazetave dhe duket një model i pamundur për vendet e tjera kjo demokraci e re në fakt po tejkalon të gjitha vendet e tjera me të ardhura të ulëta. “- konstaton revista amerikane e cila botohet në 50 gjuhë.

Klasifikimi është bërë mbi pesë kritere, ndër të cilët niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik.

Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj Shqipëria renditet e 57 ta, me 62.56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara.


Sipas revistës amerikane Newsweek, Shqipëria merr çmim nderi për sistemin arsimin më të mirë ku në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar. Në mesin e vendeve në kategorinë e saj me të ardhura të ulëta ajo vazhdimisht renditet më e lartë në arsim, shëndetësi, si dhe cilësinë e jetës.

Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50-të me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të me 58.7 pikë.
Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetëgjatësisë tek burrat është 78 vjeç dhe tek gratë 81 vjeç. Për Newsweek kjo statistikë është mjaft e mirë duke pasur parasysh jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç.

Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përpara Shqipërisë ndodhet vetëm Kroacia, përkatësisht në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë.

Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta, Kanadaja dhe Hollanda në vend të tetë, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta, ndërsa SHBA-të janë në vendin e 11-të dhe Gjermania në të dymbëdhjetin. Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori