LAJMI I FUNDIT:

Ngritjen e çmimit të grurit e paguajnë qytetarët

Ngritjen e çmimit të grurit e paguajnë qytetarët

Ngritja e çmimit të grurit brenda periudhës njëvjeçare në tregun global për rreth 50 për qind, ka bërë që ky çmim të ndihet edhe në Kosovë. Po ashtu në të ka ndikuar edhe ndalimi i eksportit të grurit nga ana e Rusisë e cila është prodhuesi më i madh i grurit pas SHBA-ve. Ekspertë të ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të ndërmarrë masa sa më shpejta pasi që kjo po e rëndon e dhe më shumë jetën e qytetarëve.

Po ashtu, kjo ngritje e çmimit të grurit në tregun global, vjen si rezultat i rënies së prodhimit të grurit në vendet më të mëdha eksportuese si: Rusia, Ukraina dhe India.

Nagip Skenderi, profesor në UP, thotë se bllokimi i eksportit të grurit nga ana e Rusisë përveç që do të ketë ndikime negative në ekonominë botërore, ajo do të ndikojë tek ato vende që importojnë për nevojat e veta grurë dhe drithëra tjera.

“Kosova, në masë të madhe importon grurë dhe drithëra, ndalimi i eksportit të drithërave nga ana e Rusisë do të ndikojë negativisht në ekonominë e Kosovës, sepse kjo është shumë e varur përmes Serbisë që ajo, përveç rezervave të veta që ka, eksporton drithëra në rajon” tha Skenderi.


Sipas tij, institucionet duhet të jenë të vëmendshme në këtë aspekt dhe të marrin masat e nevojshme adekuate të politikave ekonomike në mbrojtje të konsumatorit.

Alban Zogaj, Drejtor për Hulumtime në institutin “Riinvest” thotë se industria e miellit do ta këtë shumë të vështirë tejkalimin e kësaj situate, nga bllokimi i eksportit të grurit nga ana e Rusisë.

“Rusia, si një ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit, këto ditë po e ndalë eksportin për vendet tjera, me qëllim të furnizimit të tregut lokal. Kjo do ta ulë ofertën në vendet tjera dhe do të ndikojë në ngritje të çmimit të grurit, e si rezultat edhe të miellit e bukës” tha ai.

Zogaj tha se ngritjen e çmimit të grurit do ta paguajnë qytetarët ose konsumatori final. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori