LAJMI I FUNDIT:

Rrezikohet TEC-i i Vlorës

Rrezikohet TEC-i i Vlorës

Termocentrali i Vlorës ka pezulluar testimet për fillimin e prodhimit të energjisë, për shkak të dëmtimit në dy vende të tubacionit shkarkues në det. Për këtë shkak, projekti 120 milionë eurosh nuk do të prodhojë energji, deri në zgjidhje të problemit që KESH ka me kompaninë italiane, ndërtuese e objektit dhe financuesit, Bankës Botërore.

Këta të fundit hezituan të ndërprisnin financimin, por u deshën provat me pamjet filmike të palombarëve që vërtetonin çarjen e tubit, që mundëson lëvizjen e ujit për ftohje.

Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë në media, të cilat zbuluan letrën që drejtori i përgjithshëm i KESH-it, i dërgon ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ku i vë në dijeni për situatën e krijuar.

I shqetësuar për dëmin e krijuar, drejtori i ri i KESH-it, Engjëll Zeqo, kërkon nga dy ministrat që të ndërpriten menjëherë testimet dhe të ndalet financimi për kompaninë italiane.


Në letër thuhej se dëmtimi i tubit rrezikon ujërat e detit Jon, pasi në të shkarkohen mbetjet e TEC-it. /tch/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori