LAJMI I FUNDIT:

“MAT Airways”, synon tregun e Kosovës

“MAT Airways”, synon tregun e Kosovës

Me investime prej disa miliona euro dhe çmime për 15 deri 20 për qind më të lira të biletave, kompania ajrore “MAT Airways”, paralajmëroi hapjen e linjave të reja çarter, nga Shkupi drejt qyteteve kryesore të Evropës. Sipas drejtuesit të kësaj kompanie me kapital 100 për qind serb, synim i tyre kryesor për të ardhmen është hyrja në tregun kosovar.

Ndërkaq brenda 3 apo 4 vite planifikojnë të bëhen kompani kombëtare në Maqedoni, e cila do të ofrojë shërbime të rregullta për qytetarët e vendit.
Danijela Pusara, drejtoreshë e Marketingut në “MAT Airways”, tha se tregu në Maqedoni ka nevojë për një kompani kombëtare.

Qëllimi sipas, zyrtarëve të saj është të jenë më të mirët në avio-biznes.
“MAT Airways”, planifikon blerjen e disa aeroplanëve të ri, me qëllim që të jenë më konkurrent në tregun vendas dhe rajonal, gjë për të cilin do të ofrojnë pako të reja për fluturime në të gjitha destinacionet botërore.

“Plani jonë është rritja e numrit të aeroplanëve. Kemi menduar blerjen e një Boingu të tipit 737, por gjithsesi deri në fund të vitit do të blejmë edhe një aeroplan të ri”, tha Danijela Pusara, drejtoreshë e Marketingut në “MAT Airways”.


Ardhja e kompanisë serbe në Maqedoni dhe themelimi i kompanisë së re ajrore “MAT Airways” nuk kaloi pa probleme, sepse kompanitë të cilave kompania e falimentuar MAT u kishte borxhe, mendonin se pas kompanisë së re qëndrojnë pronarët e vjetër. Megjithatë pas dëshmive të ofruara nga pronarët e ri, të gjitha problemet u tejkaluan. /Alsat-m/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori