LAJMI I FUNDIT:

Buxhuku: Qeveria e humbi shansin për amnistinë fiskale

Buxhuku: Qeveria e humbi shansin për amnistinë fiskale

Deklaratat e qeverisë për të aplikuar amnistinë fiskale duket të ishin kthyer në vendim konkretë gjatë ardhjes së fluksit më të madh të emigrantëve. Për Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustria, Gjergj Buxhuku, qeveria e ka humbur rastin për të marrë këtë vendim dhe për t’i dhënë një impakt më të madh ekonomisë së vendit.

“Qeveria shqiptare me vonesat e saj të paarsyetuara në kryerjen e faljes fiskale ka humbur hapësirën kohore më të përshtatshme të vitit të zbatimit të procesit në fjalë, që përkon me kthimin e emigrantëve për pushimet e verës në atdhe”, tha Buxhuku.

Në një konferencë për mediat Buxhuku argumentoi se do të ishte me ndikim të ndjeshëm pozitiv në ekonominë kombëtare hyrja e flukseve financiare nga jashtë në kushtet kur kërkesa për likuiditet nga biznesi është tejet e madhe dhe pasojat e krizës botërore janë të prekshme.

Duke u ndalur në procesin e faljes fiskale, Buxhuku është shprehur se ky proces duhet tu drejtohej, mbi të gjitha, qytetarëve shqiptare dhe kryesisht atyre, që jetojnë jashtë vendit.


“Kthimi i tyre i përvitshëm me rastin e pushimeve të verës duhet të shoqërohej me një strategji të qartë ligjore dhe teknike të përgatitur me kohë nga ana e ekzekutivit, me qëllim që të bëhej e mundur ndërgjegjësimi, sqarimi dhe zbatimi në praktike i faljes fiskale për qytetarët”, u shpreh Buxhuku.

Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku ka bërë dhe krahasime me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë marrë një sërë masash për të thithur investime nga vendet e tjera.

Ai ka përmendur nismën e fundit të qeverisë së Malit të Zi për shitjen e nënshtetësisë për qytetarët e huaj, që investojnë 500 mijë euro. Gjithashtu, vendimin e Greqisë për fillimin e zbatimit me shpejtësi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta, faljen e përsëritur e të njëpasnjëshme fiskale të Qeverisë së Italisë, si dhe një sërë masash të tjera.

Nisur nga këto veprime të vendeve fqinje, Buxhuku u shpreh se është e papranueshme që nga ana e Qeverisë Shqiptare nuk është bërë asnjë hap i tillë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori