LAJMI I FUNDIT:

Trusti 11.5 milionë euro në korrik

Trusti 11.5 milionë euro në korrik

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pranuar raportet zyrtare përfundimtare nga menaxhuesit e mjeteve për muajin korrik 2010. Këto raporte tregojnë për një performancë mjaft pozitive të investimeve të Trusti-t për këtë periudhë, me një rritje të vlerës së aksioneve prej 2.74 për qind apo, në vlerë monetare, një rritje prej rreth 11.5 milionë euro, pa përfshirë taksën menaxhuese.

Ky kthim pozitiv e ka rritur çmimin e aksioneve të Trusti-t në 0.98 euro nga rreth 0.95 euro që ishte në fund të muajit qershor. Kjo rritje e vlerës së mjeteve të Trusti-t ka bërë që të ngrihet edhe vlera e mjeteve në menaxhim në mbi 427 milionë euro.

“Rritja e vlerës së kthimit nga investimet e Trusti-t në tregjet financiare përmes asetmenaxherëve, ka ardhur drejtpërdrejt nga përmirësimi i tregut të aksioneve dhe i tregjeve financiare në përgjithësi. Shkaqet për këtë përmirësim erdhën nga ulja e rrezikut të krizës së borxheve në disa vende të Bashkimit Evropian, çka solli edhe kthimin e besimit në monedhën euro”, thuhet në një komunikatë për media të Trustit.

Gjithashtu përmirësimi i dukshëm i eksporteve gjermane i dha mjaft shtytje rritjes ekonomike të BE-së. Ndërsa në SHBA, përveç se u arrit të ndërpritet derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, pati rritje të numrit të të punësuarve, edhe pse jo në nivelet e pritura.


Sidoqoftë, edhe pse edhe vitin 2010 tregjet financiare nuk e kanë fituar ende një stabilitet të qëndrueshëm, të dhënat tregojnë se tregjet financiare, deri në fund të gjysmës së parë të 2010-s, kanë qenë me më pak oscilime se sa në vitet 2008 dhe 2009. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori