LAJMI I FUNDIT:

Punimet në autostradën Vërmicë – Merdare

Punimet në autostradën Vërmicë – Merdare

Zyrtarisht procesi i ndërtimit të autostradës kishte filluar në fund të muajit maj të këtij viti, kur edhe kompania fituese kishte sjellë në Kosovë makinerinë për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdare. Autoritetet kosovare thonë se brenda tre muajve, prej kur kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës, është arritur të punohet aq sa ishte e paraparë nga konsorciumi fitues i tenderit “Bechtel & Enka”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Xhevdet Pozhari, thotë se kompania, e cila po kryen punimet e autostradës që nga fillimi, nuk ka hasur në ndonjë problem që do të mund të ngadalësonte rrjedhën e punimeve.

“Punimet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë. Së pari punimet janë duke u kryer në pronat shoqërore, për të filluar më pas edhe në punimin e tokave private. Ndërsa, Ministria e Ekonomisë dhe Financave së bashku me komunat, janë duke bërë shpronësimin e pronave”, tha Pozhari.

Afati i paraparë për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdare është brenda 36 muajve, që nga dita e fillimit të punimeve.


“Deri më tani, sipas informatave që ne i kemi në bashkëpunim gjithmonë edhe me kompaninë, numri i punëtorëve dhe kompanive të interesuara është jashtëzakonisht i madh. Për punësimin e tyre dhe për kontraktimin e punëve është kompania ‘Bechtel & Enka’, ajo e cila i përcakton kriteret dhe në bazë të atyre kritereve, bëhet punësimi i punëtorëve që është premtuar”, tha zëdhenësi Pozhari.

Sidoqoftë shqetësim për punësimin e punëtorëve në këtë projekt ka paraqitur Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, që shprehen të pakënaqur me kushtet e punës që po iu ofrohen këtyre punëtorëve.

Hasan Abazi nga BSPK-ja thotë se sipas informatave që kanë, punëtorëve po iu ofrohen kushte të mjera. Po bëhen pagesa të ulëta, dita deri në 7 euro, pa ushqim, që është një vlerë shumë e vogël. Po diskriminohen punëtorët. /Rel/ Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori