LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Rritet borxhi ndaj bankave

Maqedoni: Rritet borxhi ndaj bankave

Borxhi i qytetarëve të Maqedonisë ndaj bankave, ka arritur nivelin prej 59 për qind, ndërsa në strukturën e borxheve dominojnë kreditë e marra për nevoja të ndryshme të qytetarëve. Këto shifra mund të shihen në raportin e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë për vitin e kaluar. Sipas raportit, në vitin 2009, numri i kredive të bllokuara, ka arritur në 9 për qind.

Guvernatori i Bankës Popullore Petar Goshev pranon se si rezultat i krizës ekonomike në pjesën e dytë të vitit 2009, janë rritur borxhet e jashtme të ekonomisë të cilat në prodhimin bruto vendor marrin pjesë me 60 për qind.

Se ekonomia në vend rrezikohet nga kriza të reja e tregojnë edhe numri i kompanive me xhirollogari të bllokuara. si çdo vit ashtu edhe në vitin 2009, sipas raportit të BPM-së, financimin e deficitit tregtar të Maqedonisë e kanë shpëtuar transferet e parave nga mërgata.

“Financimi i deficitit tregtar edhe këtë herë varej nga transferet private të parave gjatë vitit , të cilat kishin nivele të ndryshme brenda vitit, sepse hyrja e këtyre fondeve në vend është çdo herë e paparashikueshme”, theksoi Goshev.


Sipas këtij raporti, inflacioni vjetor në pjesën e dytë të vitit 2010 ka arritur nivelin prej 1.1 për qind, si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Në raportin vjetor thuhet se 7 nga gjithsej 10 banka komerciale në Maqedoni kanë treguar humbje në punën e tyre apo fitim për 51për qind më pak në krahasim me vitin 2008. /alsat-m/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori