LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Asgjë nuk e ndal shtrenjtimin e bukës

Shqipëri: Asgjë nuk e ndal shtrenjtimin e bukës

Rritja e çmimit të bukës është e pashmangshme dhe do të vijojë për aq kohë sa në bursa do të ketë shtrenjtim të grurit. Aktualisht Shqipëria është e varur në masën 85 për qind nga tregjet botërore, pasi prodhimi vendas nuk garanton më shumë se 300 mijë tonë grurë në vit.

Kryetari i Unionit të Tregtarëve Agroushqimorë, Murat Klobocishta, tha se nuk ka rrugë tjetër, veçse të rritet çmimi. Megjithatë, një masë emergjente sugjerohet të jetë rishikimi provizor i taksave direkte që ndikojnë në koston e importit të grurit.

“Aktualisht paguhet taksë doganore 2 për qind dhe Tatim mbi Vlerën e shtuar 20 për qind. Nëse do të rishikohen provizorisht këto dy taksa, atëherë çmimet do të jenë më të ulëta”, tha Klobocishta.

Unioni i Tregtarëve Agroushqimorë shprehet i shqetësuar dhe i ofenduar nga trajtimi që u bëhet bizneseve të prodhimit të miellit dhe prodhuesve të bukës për “rritje abuzive të çmimeve”.


Sipas tyre, në 15 vitet e fundit, si pasojë e investimeve në sektor, teknologjinë e prodhimit të miellit ushqimor, është bërë e mundur që në Shqipëri të mbahet çmimi më i ulët për 1 kilogram miell dhe për rrjedhojë dhe për 1 kilogram bukë, jo vetëm në krahasim me vendet europiane, por dhe me vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. /Shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori