LAJMI I FUNDIT:

IPKO ofron çmimet më të lira për roaming

IPKO ofron çmimet më të lira për roaming

Përveç tarifave të njëjta për 27 shtetet e Bashkimit Evropian, telefonia mobile IPKO së fundmi i ka liruar tarifat edhe për katër shtetet e rajonit, të cilat vizitohen më së shumti nga kosovarët. Këto tarifa, e bëjnë telefoninë mobile IPKO, operatorin me çmimet më të lira për roaming në Kosovë.

Gjatë sezonit të verës, qytetarët e Kosovës udhëtojnë më shpesh se sa zakonisht jashtë shtetit.

Ata zakonisht zgjedhin Shqipërinë, Malin e Zi, ose Kroacinë për pushime verore, ndërsa këto janë pikërisht vendet për të cilat IPKO i ka liruar çmimet e roamingut, pa e përjashtuar edhe Maqedoninë, e cila gjithashtu frekuentohet shpesh nga qytetarët tanë.

Për Maqedoninë, IPKO aplikon tarifë të njëjtë sikur me të gjithë operatorët mobil në shtetet anëtare të BE-së ku pranimi i thirrjes kushton 23 cent, ndërsa pranimi i SMS-ve ofrohet falas nga kjo telefoni mobile.


“IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë, i cili e ka një çmim unik dhe të standardizuar në roaming, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, çmime këto deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit”, tha Alban Kastrati, drejtues për marrëdhënie me publikun në IPKO. “Në këtë formë, ne po shndërrohemi në operatorin më të volitshëm mobil për komunikim brenda dhe jashtë shtetit”.

Sa i përket numrit të operatorëve, Kastrati tha se IPKO ka më së shumti marrëveshje roamingu për nga numri i operatorëve mobil, ndërsa të gjithë ata që e kanë provuar rrjetin mobil IPKO e dinë që ky operator është stabil sa i përket rrjetit dhe nuk ndodh që të ketë thirrje të humbura.

Përveç çmimeve më të lira, IPKO thotë se është operatori i vetëm mobil në Kosovë i cili ofron qasje për internet në mobil (GPRS/EDGE) edhe në roaming. / Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori