LAJMI I FUNDIT:

Nesër kontrata për ANP-në

Nesër kontrata për ANP-në

Qeveria e Kosovës dhe Konzorciumi “Limak Aeroports de Lyon Consortium”, nesër do të nënshkruajnë kontratën për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP). Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kalimi nga prona publike në atë private është proces i natyrshëm ekonomik dhe për më tepër thonë edhe i pritshëm për prurje të eficencës, punësimit dhe ofrimit të shërbimeve më kualitative.

Udhëheqësit e Partneritetit Publiko-privat thonë se deri më tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe së shpejt pritet që konzorciumi “Limak – Lyon” të ketë në menaxhim dhe në operim ANP-në.

“Ashtu siç është paraparë me këtë marrëveshje, pas nënshkrimit të kontratës Partneri privat si dhe autoriteti kontraktues, do të kenë edhe 180 ditë të tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për hyrjen në fuqi të kësaj kontrate. Ne kuadër të këtyre kushteve paraprake do të jetë edhe çështja e punëtorëve të ANP-së”, tha për “Lajm”, Nora Bakalli, nga Partneriteti Publiko-Privat.

Drejtori i hulumtimeve në Instituin”Riinvest”, Lumir Abdixhiku, tha se kalimi nga prona publike në atë private është proces i natyrshëm ekonomik.


Profesori Nagip Skenderi, thotë se institucionet e vendit duhet pasur kujdes në menaxhmentin e ri të ANP-së, që të shohin se me cilët partnerë ndërkombëtarë të fluturimeve do të aranzhoj aranzhmane dhe se si duhet ruajtur hapësira strategjike e vendit.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të ANP-së, Sylejman Zeneli, tha se kërkesë kryesore e tyre është që koncesionari ta njoh këtë sindikatë. “Ne po ashtu kemi kërkuar 5 vjet e ardhshme të mbahen punëtorët, dhe mendojmë se kjo do të realizohet dhe nuk do të ketë largim të punëtorëve”, tha Zeneli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori