LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton rekomandimet për TC “Kosova e Re”

Qeveria miraton rekomandimet për TC “Kosova e Re”

Qeveria, në mbledhjen e saj të rregullt, ka aprovuar propozim vendimin me rekomandimet e Komitetit Drejtues të Projektit “Kosova e Re”, i cili sipas kryeministrit Hashim Thaçi do t’i garantojë Kosovës, furnizim me energji elektrike pa ndërprerë, si dhe hapë perspektivën për zhvillimin ekonomik.

Kryeministri Thaçi tha “Kosova e Re” është projekt nacional nga i cili Kosova do të ketë përfitime të mëdha.

“Ky është projekt që garanton Kosovën rrymë 24 orë, hap perspektiv për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës. Kosova si shtet do të përfitojë nga furnizimi me çmim të arsyeshëm, të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset për shumë vite”, tha ai.

Thaçi, ka shpjeguar se investitori në TC “Kosova e Re” do të nënshkruajë një marrëveshje afatgjate për blerje të rrymës me kompaninë e distribucionit të energjisë elektrike në Kosovë, për të siguruar që “Kosova e Re” do t’i përmbushë kërkesat e Kosovës për energji elektrike.


Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se pas shumë analizave rreth zhvillimit të projektit është arritur deri te faza përfundimtare .

“Kemi pasur analiza të shumta dhe ndikime nga institucionet ndërkombëtare rreth konceptit dhe zhvillimit të këtij projekti, kemi ardhur deri te përfundimi i draft- marrëveshjes ku mbesin ende për diskutim dhe analizë disa prej çështjeve shumë të rëndësishme”, tha ministrja Pula.

Sipas saj, kërkesa e Komisionit Evropian për mbylljen e TC “Kosova A” duhet të përshpejtohet procedura për ndërtimin e TC “Kosova e Re”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori